Sarajevë, nis sot samiti i BE për Ballkanin Perëndimor
Sot në Sarajevë mbahet Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, i cili pritet te rikonfirmojë mbeshtetjen e Brukselit per integrimin e vendeve te rajonit ne bllokun evropian. Një ditë me pare zyrtarë të lartë të BE-së ripërsëritën se e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Evropian. “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane të popujve mbetet një nga sfidat e fundit për të ndërtuar Evropën e bashkuar dhe demokratike”, tha shefja për politikë të jashtme, Ketrin Eshton në prag të samitit.
Shqipëria do të përfaqësohet ne kete samit nga kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta. Në përbërje të delegacionit shqiptar do të jenë edhe ambasadori shqiptar në Sarajevë, Flamur Gashi, drejtoresha e Drejtorisë së BE-së në Ministrinë e Jashtme, Ilda Zhulali si dhe shefi i kabinetit të ministrit të Jashtëm, Sokol Dervishaj.
Ndërkohë paraprakisht është zbuluar se rekomandimi për liberalizim të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, do të jetë një nga pikat e deklaratës së presidencës spanjolle të Bashkimit Europian, në përfundim të samitit të Sarajeves.
Kështu shkruan në një artikull të saj EUobserver, shërbimi i lajmeve online qe mbulon zhvillimet ne Bashkimin Europian duke iu referuar nje burimi nga presidenca spanjolle.
Ky shërbim njofton se deklarata përfundimtare ka për qëllim të përçojë 3 mesazhe; mesazhi i parë synon të bëjë të qartë interesin e Bashkimit Europian ndaj vendeve te Europës Juglinore, i dyti thekson nevojën për një bashkëpunim rajonal dhe fqinjësi të mirë mes këtyre vendeve dhe mesazhi i fundit nxjerr në pah rëndësinë e ndërmarrjes së reformave dhe vënien në zbatim të tyre. Deklarata e presidencës spanjolle riafirmon perspektivën europiane për anëtarësimin e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE pas plotësimit të kushteve dhe kritereve të vendosura për to. < I mëparshmi