BB, Naumah në Studio e hapur: Kriza preku Shqipërinë
Shqiperia eshte prekur nga kriza financiare globale sepse ajo nuk eshte nje vend i izoluar. Ne keto momente nevojiten masa te forta dhe bashkepunim politik. Keshtu u shpreh perfaqesuesja e bankes boterore ne Shqiperi, Camille Naumah gjate nje interviste ne “Studio e Hapur” ne Alsat.
• Intervista e plotë e Camille Nuamah në "Studio e Hapur"
“Unë mendoj se ju jeni prekur nga kriza. Ne nuk e dime ende nëse Evropa ka dalë nga kriza. Kjo është e vështirë për ta parashikuar sot. Një nga gjërat që po ndodh këto ditë është ndryshueshmëria, që është e panjohur. Situata greke dhe situata e borxhit sovran (vendas) në Evropë ka ngritur një pikëpyetje sepse nuk e dimë nëse jemi në rrugën e një rimëkëmbje të ngadaltë apo po shkojmë drejt një rënieje të dytë. Pra, kemi ndryshueshmëri në mjedisin e jashtëm. Sigurisht unë mendoj se do të ketë ndikim në Shqipëri. Ju jeni në një pozicion strategjik, që në një kohë tjetër mund të ishte një avantazh shumë i mirë, për momentin mund edhe t’ju vendos në mes të një stuhie shumë më të madhe. është koha të nxjerrësh shpatat dhe të përgatitesh në llogore” tha Nuamah.
Camille Nuamah, ka rrefyer me detaje per projektet qe po zbatohen ne Shqiperi, veshtiresite qe hasen ne zbatimin e tyre. “Shqipëria vazhdon të jetë një vend me rrezik të lartë në drejtim të prokurimeve, kështu që ne kemi një rregullore shumë strikte, si dhe mbikëqyrje të prokurimeve për këto projekte. Herë-here kjo i vonon gjërat për ca kohë, sepse procedurat e prokurimeve të Bankës janë shumë të komplikuara. Nganjëherë kjo lidhet dhe me çështje të kapaciteteve apo me çështje të vetë qeverisë ndaj shpesh na duhet të anullojmë një prokurim dhe ta nisim atë nga e para për hir të efikasitetit dhe të menaxhimit të burimeve të disponueshme” tha Nuamah.
Lidhur me zbatimin e strategjise se re te Bankes Boterore ne vendin tone ajo thote: “Unë mendoj se kemi shumë sfida. Ne duhet të përpiqemi të përgatisim disa projekte të cilat kerkojnw më shumë kohë në përgatitije. Duhet durim. Ideja është që ato të zbatohen kur të jenë gati. Ne jemi duke u përpjekur, tani qw keni financimin komercial për të pasur projekte më të pakta në numër, por më të mëdha në përmasa. Pra, të ndermarrësh gjëra që janë shumë strategjike dhe t’i përfundosh ato. Në 20 vjet Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë. Ka vende në zhvillim sot në botë që ju kanë zili për progresin e arritur. Por ka edhe më shumë për tu bërë. Unë mendoj se kërkon që ju të punoni së bashku. Mendoj se kjo realizohet!”
Banka Boterore eshte duke zbatuar ne Shqiperi disa projekte, sic jane ai menaxhimit te bregdetit, i rrugeve, internetit ne shkolla, por dhe te tjere ne sektorin e energjise.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 02 qershor 2010 ) < I mëparshmi