Greqi, alarm për bombë në Parlament
ATHINE- Një telefonatë bëri të ditur se bomba është vendosur në garazhin e godinës së Parlamentit dhe do të shpërthente pas 40 minutash.
Shkaktoi alarm të madh një telefonatë që mbërriti në Policinë e Athinës sot paradite.
Telefonata u krye në orën 11:24 minuta dhe telefonuesi tha se kishte vendosur një bombë në godinën e Parlamentit.
Telefonuesi sqaroi se bomba ishte vendosur në garazhin e godinës së Parlamentit dhe do të shpërthente pas 40 minutash.
Policia dhe ekspertë të forcave xheniere janë duke kërkuar për cdo objekt të mundshëm në godinën e parlamentit dhe pranë saj.
Afati ka kaluar dhe fatmirësisht nuk ka ndodhur asgjë por hetimi vazhdon
(e.m/BalkanWeb)