E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, tentohet të dhunohet prefekti Eduart Veçani: Më kërcënuan me jetë

VLORË- Dy persona tentojnë të dhunojnë prefektin e Vlorës Eduart Veçani, ndërkohë në pamundësi sulmojnë ambientet e Prefekturës dhe plagosin punonjësit.

Mësohet se dy të rinj të panjohur kanë ndaluar në rrugë Vecanin për ti kërkuar llogari për një cështje prone, ndërkohë prefekti u ka kërkuar atyre që të paraqiten në zyrën e protokollit për të marrë aty informacionin e duhur. Sipas dëshmitarëve ka pasur një debat të madh mes palëve në rrugë.

Dy të rinjtë janë revoltuar dhe kanë tentuar të godasin prefektin, por nuk kanë mundur pasi ai ishte i shoqëruar nga një punonjës i forcave zjarrfikëse dhe një punonjës policie.

Prefekti i cili ndodhej në afërsi të zyrës së tij është futur brenda në Prefekturë, por është ndjekur nga dy të rinjtë,  të cilët pasi kanë kërcënuar prefektin kanë sulmuar xhamat e institucionit të Prefekturës me gurë. Në përpjekjen e të rinjve kanë mbetur të dhunuar disa punonjës.

Punonjësit e prefekturës kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka mundur të arrestojë dy dhunuesit emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur.

VECANI: MË KËRCËNUAN SE DO MË VRISNIN
Menjëherë pas ngjarjes të mbetur në tentativë, ka reaguar prefekti Eduart Vecani, i cili ka konfirmuar se i ka shpëtuar dhunës pa goditje, pasi ishte i shoqëruar. Vecani ka rrëfyer për mediat historinë e ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës.
“Të rinjtë të cilët i shikoja për herë të parë ishin të interesuar për një procedurë rutinë. Më ndaluan në rrugë dhe unë ju thashë shkoni tek zyra e protokollit, njëri tentoi të më godiste. Por për shkak se isha i shoqëruar nuk mund të më godisnin. Unë hyra në zyrë, por ato sulmuan prefekutarën, goditën xhamat dhe dhunuar punonjësit”,- deklaroi Vecani.

Prefekti theksoi se nuk i njeh personat dhe se nuk ka marrë kërcënime më parë. ndërkohë i bëri thirrje autoriteteve përkatëse që të marrë masat e duhura për forcimin e rendit ligjor në Vlorë, e cila sipas tij është nxitur edhe më shumë pas vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë paraditen e 9 shtatorit.

“Mesa di unë është hera e parë që dhunohet prefektura. Nuk i njoh të rinjtë ishte hera e parë që i shikoja. Ato u prezantuan dhe tentuan të më dhunonin. Vetëm më fyen dhe më kërcënuarn se do më vrisnin, por nuk më kanë goditur. I bëj thirrje organeve të rendit të intesifikojnë luftën kundër krimit që u itensifikua pas ngjarjes në Vlorë. Bëj thiirrje të forcojnë luftën kundër krimit”,- bëri thirrje prefekti.

Prefekti u shpreh se pavarësisht incidentit do të vijojë të lëvizë i lirë, pasi ai nuk i njeh personat dhe nuk ka konflikt personal me to, por ndërkohë shprehet i bindur për masat që do merren kundra kriminelëve.

“Unë jam përfaqësues i qeverisë jo kryeministri, por unë do vijoj të lëviz lirshëm, është një post që e ushtroj, por nesër do e ushtrojë një tjetër. Ajo që është e rëndë është se u tentua të sulmohet një person shtetëror. Ka pasur një takime me fuksionarë të lartë të shtetit dhe jam i bindur se do kemi masa të ashpra kundër krimineleve ordinerë. Nuk kam as një ide, do e sqarojë hetimi. Ishte hera e parë që i shihja hetimi do e sqaroj”, -nënvizoi prefekti i Vlorës, Eduart Vecani.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera ‘Vlora në shtetrrethim’, kontrollohen personat me precedentë penal

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›