Greqi, anarkistët “pushtojnë” radion Flash 96 në Athinë
ATHINE - Një nga 2 radiostacionet private më të mëdha në Athinë, “Flash 96” u pushtua sot paradite nga rreth 25 anëtarë të grupit “Lufta Revolucionare”.
Ata kërkuan të informonin publikun për gjykimin e organizatës, nëpërmjet një regjistrimi.
Gazetarët e radios tregojnë se anarkistët hynë në studio dhe ndërprenë programin që drejtohej nga gazetari i njohur grek Nikos Evangjelatos.
Të rinjtë kërkuan që të lexohej një tekst mbështetjeje për organizatën "Lufta Revolucionare" si dhe një analizë gjithëpërfshirëse ekonomike në krizën në Greqi, të cilat u transmetuan on air.
“Kërkesa u bë pa dhunë dhe stafi pranoi kërkesën e tyre, ndërkohë që u negociua vetëm për kohëzgjatjen e këtij transmetimi të papritur”, ka thënë për mediat një gazetar i radios.
Radioja vazhdoi për rreth një orë transmetimin e regjistrimit të dhënë nga të rinjtë, që përbëhej nga tekste mbështetjeje të grupit Lufta Revolucionare, të cilat bëjnë thirrje për “luftë të armatosur dhe për revolucion”, dhe i mohojnë “drejtësisë kapitaliste” të drejtën për të gjykuar grupin “Lufta Revolucionare”.
8 prej anëtarëve të këtij grupi, po përgjigjen përpara gjykatës së posaçme në burgun Koridallos, në Athinë dhe akuzohen për krijim organizate terroriste, tentim vrasje, shpërthime, vënie të eksplozivëve dhe dëme të rënda.