E Diel, 1 Nëntor 2026

Shutanovac-Kucit: Nuk na ndaloni dot hyrjen në Kosovë

PRISHTINË- Pas deklaratave të zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, se nuk do të lejohet më në Kosovë Presidenti i Serbisë Boris Tadic pas vizitës në Deçan dhe fjalimeve politike, vjen edhe reagimi i Serbisë. Prishtina zyrtare nuk mund t'ua ndalojë zyrtarëve shtetërorë të Serbisë që të vizitojnë Kosovën. Ky është qëndrimi i Beogradit, shkruajnë sot mediat kosovare.

Sipas tyre, zyrtarët e Beogradit këtë deklaratë të Kucit e interpretojnë si "marketing të Prishtinës për përdorim të brendshëm".

Mediat kosovare i referohen deklaratës së ministrit serb të Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, dhënë për gazetën serbe "V.novosti". Ai ka deklaruar se, mesazhe të tilla të Prishtinës jo vetëm që nuk i kontribuojnë dialogut të dy palëve, por edhe cenojnë lirinë e qytetarëve dhe e komplikojnë më tutje jetën në Kosovë.

"Paaftësia e qartë e autoriteteve të Prishtinës për të vendosur një rend demokratik shihet edhe nëpërmjet shkeljeve të të drejtave të njeriut si dhe të drejtave të minoriteteve me kërcënime dhe manipulime konstante. Mesazhi i paqes të cilin presidenti Tadic e adresoi nga Deçani ka hasur në dënimin e atyre për të cilët paqja nuk është në interes sepse janë mësuar të notojnë vetëm në ujëra të turbullta", ka thënë Shutanovac.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›