E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, anarkistët përleshen me policinë

Rinisin përleshjet ndërmjet të rinjve anarkistë dhe policisë në kryeqytetin grek në Athinë. E enjtja ka qenë një ditë e tensionuar për banorët vendas ndërsa është rikthyer atmosfera problematike e disa kohëve më parë. Të rintjë ndezën zjarre nëpër rrugë dhe sulmuan policinë me gurë dhe shkopinj, ndërsa policia është përpjekur t'i shpërndajë ata. Konfrontimi ndërmjet palëve vjen vetëm dy javë para se vendi të shkojë në zgjedhjet parlamentare, dhe një ditë pasi policia arrestoi katër persona të dyshuar për përfshirje në sulmet me bomba në të gjithë kryeqytetin në nëntë muajt e fundit.
Të rinjtë anarkistë shkaktuan trazira të dhunshme nëpër rrugët e Athinës në dhjetor 2008, që zgjatën për thuajse një muaj, pasi një i ri u vra nga policia. Ngjarja shkaktoi protesta të përgjithshme nëpër rrugë dhe u konsideruan si trazirat më të rënda që kishte parë vendi prej dekadash.
Që atëherë disa shpërthime kanë ndodhur në kryeqytet nga anarkistë të ndryshëm apo grupe rebele, kundër politikave të qeverisë. Bombat kanë qënë artizanale dhe janë vendosur në qendra biznesesh, zyrash të politikanëve apo bankave etj. Policia greke arrestoi katër persona të mërkurën që dyshoheshin se i përkisnin një grupi guerrilasish majtistë, përgjegjës për disa sulme.
Nga të tjera zhvillime nga Greqia, dy persona te armatosur kanë grabitur një bankëë në Athinë. Pas grabitjes ata kanë plagosur edhe dy civilë teksa tentonin të largoheshin. Sipas mediave lokale, vjedhësit kanë qëlluar me armë babë e bijë, ndërsa morën makinën e tyre për t'u larguar. Policia është vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›