Greqi, arrestohen13 anarkistë, vdesnë punë tekniku i ANT1
ATHINE-13 arrestime ka kryer policia e Athinës, pas sulmit në banesën e hetuesit special Kostandin Balta, i cili po merret me cështjen e organizatës terroriste “Komploti celulave të zjarrit”.
Thuhet se rreth 40-50 vetë, mbështetës të organizatës “Komploti i celulave të zjarrit” kanë shkuar me motoçikleta para shtëpisë së gjykatësit Balta në Athinë. Ata kanë protestuar duke bërtitur, kanë shkruar parrulla në muret e shtëpisë, kanë hedhur fletushka dhe më pas janë larguar.
Kjo ngjarje ndodh ndërkohë që në qeli ndodhen tashmë të arrestuar në pritje të gjykimit dhe vendimit, kokat e kësaj organizate, mes të cilëve edhe shqiptari nga Tepelena Damiano Bollano.
Menjëherë policia mbërriti në vendngjarje për të kryer hetimet e rastit, që cuan në 13 arrestimet.
Por, ky incident u shoqërua edhe me një ngjarje të rëndë. Një teknik transmetimi i televizionit ANT1, Dakis Kremidas, 30 vjec, vdiq gjatë punës, ndërsa përgatiste lidhjen direkte nga vendngjarja për televizionin e tij, së bashku me gazetarin George Karaivaz.
Autobusi i lidhjes direkte shkoi menjëherë pranë shtëpisë së hetuesit për të transmetuar lajmin direkt. Edhe pse sic shkruajnë kolegët, kjo lidhje direkte ishte ndër qindra që tekniku kishte kryer, për fat të keq mbrëmë antena e transmetimit të televizionit, preku kabllin e tensionit të lartë dhe kjo shkaktoi vdekjen e të riut.
Askush nuk pati kohë për të reaguar. Kolegët e dërguan me urgjencë në spital, por 30 vjecari nuk mundi të kthehej më në jetë.
(d.b/BalkanWeb)