Greqi, arrestohet prifti nga Kosova, i kërkuar në Serbi
ATHINE-Policia e Greqisë tha se e ka arrestuar priftin nga Kosova, Simeon Vilovski, i kërkuar nga Serbia, për shkak të dyshimeve për keqpërdorimin e fondeve të Kishës Ortodokse Serbe dhe të shtetit.
Sipas njoftimit të policisë, prifti Vilovski, ishte arrestuar dje në Peraia të Greqisë, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar.
Një gjykatë në Beograd i ka filluar hetimet ndaj priftit me dyshimin se i ka keqpërdorur fondet për rikonstruktimin e Kishave Ortodokse në Kosovë.
Simeon Vilovski ka shërbyer në Kosovë, nën peshkopin ortodoks të linjës së fortë, Artemije, i cili aktualisht është shkarkuar nga Kisha Oortodokse Serbe, nën dyshime të njejta.
(d.b/BalkanWeb)