Tiranë, nis sot takimi i parë për Stabilizim Asocimin
TIRANE-Në Shqipëri do të nisë sot takimi i parë i komitetit të Stabilizim Asocimit, një strukturë në të cilën marrin pjesë përfaqësues të autoriteteve shqiptare dhe atyre të Komisionit Europian. Pala shqiptare do të përfaqësohet nga ministrja e integrimit Majlinda Bregu ndërsa Komisioni Europian nga Drejtori i Drejtorisë së përgjithshme të Zgjerimit, Pierre Mirel.
Mbledhja e sotme do të marrë në analizë një spektër të tërë problemesh dhe fushash: që nga situata dhe zhvillimet politike, çështjet që lidhen me drejtësinë dhe pavarësinë e këtij sistemi, çështjet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, situatën ekonomike dhe masat e parashikuara për përballjen me efektet e krizës, zhvillimet në sistemin fiskal dhe në doganat e tatimet deri në çështjet e transportit, e energjisë apo lirisë së shtypit dhe legjislacionit për mediat.
Një vend të rëndësishëm pritet të zerë në këto diskutime kapitulli i parë , ai që i kushtohet kritereve politike, të cilit në fakt i është lënë edhe më shumë kohë duke qenë se pjesë e vlerësimeve të këtij kapitulli janë një numër i madh temash që lidhen jo vetëm me situatën politike, por edhe me funksionimin e institucioneve, reformat, vecanërisht ato të drejtësisë, çështje të pronës dhe lirisë së shprehjes.
Ky takim i paraprin atij të Këshillit të Asocim Stabilizimit i cili do të mbahet në muajin Maj, ku përballë autoriteteve shqiptare do të jenë përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
(d.b/BalkanWeb)