Vlorë, difekt në linjën e tensionit të lartë, mungon edhe uji
VLORë- Një difekt në linjën e tensionit të lartë të qytetit të Vlorës, ka lënë pa energji lagje të qytetit, po ashtu edhe disa fshatra. Prej mungesës së energjisë banorët e Vlorës nuk kanë mundësi për tu furnizuar as me ujë. Defekti ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Kalasë së qytetit.
Mësohet se aktualisht pa energji ndodhet lagjeja e “Ujit të Ftohtë”, si dhe disa zona të tjera të qytetit. Mosfurnizimi me energji, ka lënë jashtë funksionimit edhe 3 pompat që furnizojnë me ujë qytetin. Mësohet se pa ujë ka mbetur edhe Llogaraja.
(m.a/BalkanWeb)