Milani, Berluskoni fiku TV pas golit të dytë
MILANO- Mançester Junajtid-Milan ka përfunduar që kur rezultati ishte 2-0 për padronin kuqezi Silvio Berluskoni. Numri 1 i Milanit ka preferuar të fikë televizorin për pjesën e mbetur të mbrëmjes.
Ai ishte duke darkuar me disa senatorë dhe kur Runi mposhti për herë të dytë Abiatin, është ngritur në këmbë: “Kush është me Milanin këtu?, - ka pyetur ai fillimisht. – Ju vjen keq nëse e fikim? është më mirë nëse e mbyllim televizorin...”.
Të pranishmit në këtë darkë kanë thënë se Berluskoni nuk dukej aq i interesuar për rezultatin sesa për lojën e treguar. Madje, nuk është informuar fare në fund se si ka dalë ndeshja. Ndërkohë, sot gjatë një manifestimi elektoral, ai ka treguar se ka takuar një tifoz të Milanit, që i ka thënë: “Unë po qaj”. Berluskoni është përgjigjur: “Për Milanin qaj edhe unë, por ndonjëherë u vendos ndonjë gur sipër këtyre gjërave”. Ai e ka përdorur humbjen e Milanit edhe për një krahasim elektoral për të majtën.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)