E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi arrestohet nje shqiptar dhe nje bullgare per trafik droge dhe armesh

Një shtetas shqiptar dhe një bullgare janë arrestuar në Athinë me akuza për disponim e trafik droge dhe armësh. Sipas policisë greke, atyre iu gjetën gjatë arrestimit, një kilogram kanabis i papërpunuar, si dhe një pistoletë e sasi e madhe fishekësh.

Bashkë me ata, u arrestua edhe një shtetas grek, si blerës i një sasie droge nga dy të arrestuarit.

Sipas policisë, përveç drogës, çifti iu gjet një pistoletë 9 mm, 759 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy krahra kallashnikovi dhe pesë pushke, armë të ftohta , gjatë ceularë dhe 700 euro.

Tre të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë e Athinës për t’iu komunikuar akuzat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›