Prehet ne Varrezat e Deshmoreve Azem Hajdari

15 vite për vrasjes eshtrat e Azem Hajdarit, pishtarit të demokracisë dhe lider i demonstratave të studentëve të dhjetorit ‘90-të në përmbysjen e komunizmit në Shqipëri, prehen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Ceremonia nisi me homazhet në Pallatin e Kongreseve. Mes qytetarëve të shumtë dhe figurave e deputentëve të PD-së, të pranishëm ishin edhe pjesa më e madhe e ministrave të dekretuar të maxhorancës së majtë.
Meta: Angazhim për të përmbushur ëndrrën e Azemit
Në homazhe mori pjesë dhe Presidenti Bujar Nishani dhe kryetari i kuvendit Ilir Meta.
“Është një ditë e rëndësishme, është një ditë homazhesh dhe kujtimi për simbolin e lëvizjes studentore të Dhjetorit, e cila ktheu faqen e Shqipërisë, përmes thirrjes: ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, për ish-kolegun tonë Azem Hajdari, kujtimi i të cilit do të jetë i paharrueshëm. Është dhe një ditë angazhimi për të ardhmen për të plotësuar dhe ëndrrën e tij që Shqipëria të jetë si e gjithë Evropa dhe e gjithë gjeneratës që ai drejtoi për të ndryshuar faqen e Shqipërisë. Ai nuk e kurseu guximin, kurajën dhe vizionin e tij duke rrezikuar gjithcka. Jam i bindur se gjithë në të tjerët do të na duhet të tregojmë më shumë urtësi dhe përgjegjshmëri që ëndrra e tij dhe studentëve të dhjetorit të bëhet realitet që Shqipëria të bëhet anëtare e BE. I paharruar emri i tij. Është emër që kujton jo vetëm ndryshim epokal, por na kujton që këto sakrifica duhet t’i respektojmë dhe t’i çmojmë që ëndrrën e gjeneratës së tij ta përmbushim sa më shpejt” u shpreh Meta pas homazheve të kryera për nder të “Heroit të Demokracisë’.
Ceremonia në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ka afruar sërish Berishën me Metën.
Kiri më i madhi i tre fëmijëve të Azemit shprehu mirënjohhen e pakufishme për Sali Berishën që i ka qëndruar pranë familjes por edhe për Metën.
Basha: Azemi pason rilindasit
Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kjo ishte një shprehje e vonuar e mirënjohjes për heroin e demokracisë.
“Ai ishte prijësi i lëvizjes studentore prandaj edhe u vra. Se kishte qënë protagonist për hapjen demokratike të vendit, se kishte qënë themeluesi I PD-së, se kishte qënë mbrojtës i demokracisë dhe çështjes kombëtare. Nuk është e vërtetë se përmbysja e komunizmit u bë në mënyrë paqësore, lëvizja për demokraci ka dhënë liderin e saj të parë. Nuk e vranë në betejën ballore të fillimit por në pabesinë e revanshit. Sot figura e tij apelon për unitet dhe bashkim për vlerat kombëtare. Dita e vrasjes së Azem Hajdarit ka qenë vetëm fillimi i përjetësisë për të. Ai pason rilindasit më të shquar për vlerësimet institucionale qe ka marrë, se lëvizja e dhjetorit shënoi ndarjen nga dikatura, kjo ishte dhe mbetet rilindja e vërtete e vendit”- tha Basha.
Azem Hajdari mbeti i vrarë pabesisht në afërsi të ish selisë së PD-së. Gjykata zbardhi skemën e krimit dhe autorët, por asnjëherë nuk sqaroi lidhjen politike të krimit.
Kongresmeni Engel paraqet deklaratë për nder të Azem Hajdarit
Anëtari i Kongresit amerikan Eliot Engel paraqiti në Dhomën e Përfaqësuesve një deklaratë për të nderuar Azem Hajdarin, udhëheqësin e lëvizjes për demokraci në Shqipëri në 15 vjetorin e vrasjes. Përmes fjalëve dhe veprave, thuhet në deklaratë, Azem Hajdari tregoi se liria nuk dhurohet, por fitohet me përpjekje, vendosmëri dhe besim.
Azem Hajdari, i cili u vu në krye të lëvizjes studentore që përshpejtoi rënien e komunizmit në Shqipëri, u vra më 12 shtator 1998. Ai kishte mundur t'i mbijetonte një atentati të mëparshëm në vitin 1997 brenda parlamentit shqiptar, ku mori plagë të rënda.
Gjatë konfliktit në Kosovës, thuhet në deklaratën e Kongresmenit Engel, Azemi mbështeti gjithashtu lëvizjen e Kosovës për liri e pavarësi, duke i kushtuar asaj kohë dhe energji.
Në deklaratën e tij, Eliot Engel, anëtar i Dhomës së Përfaquesve dhe numri i dy i komisionit për marrëdhëniet me jashtë të kësaj Dhome, thotë se Azem Hajdari ishte një mbrojtës i fuqishëm i vlerave demokratike dhe hero për shumë shqiptarë. Zoti Engel u kërkon kolegëve të tij, anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, të përkujtojnë Azem Hajdarin për kontributin historik në ndërtimin e demokracisë në Shqipëri.
Më 12 shtator, shqiptarë nga i gjithë vendi, nga Kosova dhe vende të tjera do të mblidhen për ceremoninë e rivarrimit të Azem Hajdarit, i cili do të prehet në varrezat e dëshmorëve në Tiranë.
Biografia e Azem Hajdarit:
- Azem Hajdari u lind më 11 mars 1963, në qytetin Bajram Curri;
- I martuar, me tre fëmijë, Kirjaldi, Rudina dhe Azemi i vogël, i lindur katër muaj pas vdekjes së Azemit;
- Më 1987, fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike;
- Në vitin 1993 diplomohet për filozofi, në Universitetin e Tiranës;
- Në vitin 1995 diplomohet si jurist, në Universitetin e Tiranës;
- Në vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për filozofi;
- Më 1996 ndjek kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani;
Aktiviteti Politik:
- Dhjetor 1990 - Udhëheqës i Lëvizjes Studentore;
- Dhjetor 1990 – shkurt - Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike;
- 1991 – 1993 - Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të saj Drejtues;
- 31 mars 1991- Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shkodrën;
- 22 mars 1992 - Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shijakun;
- 26 maj 1996 - Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bulqizën;
- 29 qershor 1997 - Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tropojën;
- 1992-1996 - Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un;
- Nëntor 1996 - Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare;
- Qershor 1997 - Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare;
- 1995 – 1998 - President i klubit të futbollit “Vllaznia” - Shkodër dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale
Vlerësime për Heroin e Demokracisë:
- Urdhri i Flamurit;
- Urdhri “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, dhënë nga Presidenti i Republikës;
- Medalja e Artë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, dhënë nga ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitin 2003;
- Urdhri “Nderi i Kombit” (2002);
- Pishtar i Demokracisë;
- “Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës, Vlorës dhe i pothuajse të gjithë bashkive e komunave të Shqipërisë