Greqi, arrihet marrëveshja e plotë për masat financiare
ATHINE - Liderët politikë grekë arritën sot gjatë ditës, të finalizojnë të plotë marrëveshjen e masave financiare me Trojkën duke pranuar të gjitha kushtet e saj, pas një marrëveshjeje të pjesshme që arritën mbrëmë në takimin 8 orësh.
Mbrëmë u ra dakord për të gjitha pikat e programit me përjashtim të kërkesës për ulje të pensioneve suplementare, çështje e cila u negociua sërish sot dhe u gjet mënyra sesi do të sigurohen 300 mln Euro kursime.
Udhëheqësit grekë kanë miratuar ndryshime dramatike në tregun e punës, masa që do t’ua vështirësojnë mjaft jetën qytetarëve grekë, por ekziston shqetësimi, se nëse këto masa nuk funksionojnë, Trojka do kërkojë ndërhyrje edhe më të dhimbshme deri në fund të vitit.
Eshtë rënë dakort për të arritur kursime me vlerën 3.3 miliardë euro, të cilat do të sigurohen nga ulja e pagave minimale në masën 22%, nga reduktimi i pagave deri në 32 %, shfuqizimi i të gjitha përjashtimeve nga taksat, nga ulja e pensioneve bazë me 15%, nga privatizimet e disa kompanive shtetërore dhe mbyllja e disa të tjerave, shkurtimi i 15 000 punonjësve gjatë këtij viti, ulja e kostove në shëndetësi me 1,1 miliardë euro, reduktimi i 400 milionë euro në shpenzimet buxhetore kryesisht në sektorin e mbrojtjes, reduktimi i 400 milionë euro në investimet publike, përftimi i 120 milionë euro nga uljet në kompensimet, si dhe ulja e kontributeve të sigurimeve shoqërore.
Në masat e Memorandumit përfshihen gjithashtu edhe rikapitalizimi i bankave, ndryshimet në sistemin e taksave, ndryshimi i marrëveshjeve kolektive të punës etj.
Të dy marrëveshjet pritet të shkojnë nesër në parlament, për t’u votuar deri ditën e diel me procedure të përshpejtuar, që Greqia të përfitojë sa më shpejt ndihmën prej 130 miliardë euro, nga i cili varet mbijetesa financiare e saj dhe perspektiva.
Eurogrup dhe kreditorët privatë mblidhen sot për Greqinë
Sot në mëngjes ministri i Financave Venizelos u nis në Bruksel ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Eurogrup, në mbrëmje në ora 19:00. Venizelos u shpreh para largimit, se shkon në Bruksel “me shpresën që Eurogrup do të marrë një vendim pozitiv për Greqinë”. Në takimin e ministrave të Financave të Eurozonës do të jetë e pranishme edhe drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde.
Në Paris do të mblidhet komisioni i kreditorëve privatë të Greqisë, për të shqyrtuar përmbajtjen e bisedimeve të ditëve të fundit dhe përcaktuar hapat e mëtejshëm, siç bëri të ditur një zëdhënës i Institutit Financiar Ndërkombëtar (IIF).
Reagimet e sindikatave
Ashtu sic pritej masat e miratuara kanë shkaktuar reagime të menjëhershme. Sindikatat e sektorit publik dhe privat njoftuan zhvillimin e një greve 48 orëshe, të premten dhe të shtunën si dhe organizimin e demonstrative të protestës.
Lidhje te tjera Greqi, 3 milionë njerëz në kufijtë e varfërisë, mbi 1 milionë të papunë