E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trusti i sigurimeve, kompanitë trefishojnë çmimin njëherësh

Tiranë- Edhe pse është një treg i lirë dhe çmimi është një nga treguesit kryesorë të konkurencës, kompanitë e sigurimeve, si në një aleancë mafioze, kanë unifikuar çmimin dhe në mënyrë të behtë e kanë rritur të tëra njëherësh, duke e dy dhe trefishuar atë. Agjentët e sigurimeve janë njoftuar nga kompanitë që çmimi i policës së sigurimit është rritur.

Urdhëri ka dalë në të njëjtën ditë, 1 shkurt 2012, nga të gjitha kompanitë, çka lë të kuptosh se ka një pakt mes tyre. Rritja e çmimit ka prekur të gjitha llojet e automjeteve. Para datës 1 Shkurt çmimi i siguracionit për një autoveturë me fuqi deri në 1600 centimetër kub, ishte rreth 4500 lekë. Por pas datës 1 Shkurt, kur kanë hyrë në fuqi çmimet e reja, çmimi për këtë siguracion ka shkuar rreth 14 mijë lekë, ose mbi 3 herë më shumë. Rritje ka për siguracionet e të gjitha llojeve të automjeteve.

Edhe më herët, kompanitë e sigurimeve kishin arritur një marrëveshje mes tyre për të unifikuar çmimet, edhe me bekimin e Ministrisë së Financave. Me ndërhyrjen e autoritetit të Konkurencës, ky pakt u cilësua i jashtëligjëshëm pasi shkatërron konkurencën në treg. Ndërkohë që tashmë kompanitë jo vetëm kanë unifikuar çmimet, por kanë bërë një rritje drastike të të gjithë çmimeve, duke sfiduar hapur ekonominë e tregut.

Qyetarët, pronarët e makinave, tashmë jo duhet të paguajnë çmime disa herë më të larta, do të vazhdojnë të enden dyrve të gjykatës për të fituar dëmshpërblimin.

Gazeta IDEA, në investigimet e saj në Gjykatën e Tiranës, ka zbuluar se pjesa dërrmuese e proceseve civile që zvarriten prej vitesh janë pikërisht padi të qytetarëve ndaj kompanive të sigurimeve, të cilat nuk u paguajnë dëmshpërblimet sipas kontratave.

Shteti detyron pronarin e çdo automjeti të bleja policën e sigurimit, por nuk u siguron qytetarëve asnjë mbrojtje nga abuzimi i trustit të sigurimeve. Në vazhdim gazeta IDEA do të ribotojë paditë që janë bërë ndaj kompanive të sigurimit e që mbahen në gjykatë prej vitesh, duke u zvarritur pikërisht në interes të kompanive.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ferri i sigurimeve, kompanitë nuk paguajnë dëmet Tiranë – Vëzhgimi i gazetës IDEA mbi çështjet e padi...
  2. Kompanitë e Sigurimeve- Beteja për drejtësi dhe me drejtësinë vazhdon… Tiranë- Gjykata e Tiranës shqyrton çdo ditë dhjetra padi shkaktim...
  3. Skandali i sigurimeve në Kosovë: 13 të arrestuar Prishtinë – Dyshimet se rreth 1 milion e 200 mijë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›