E Diel, 1 Nëntor 2026

Naco Furnizim i plote me energji elektrike per cdo qytetar

Furnizimi me energji elektrike në Shqipëri do të vazhdojë pa ndëerprerje, edhe nëse do nevojitet ndërhyrja në buxhetin e shtetit për ta siguruar atë", kështu ka siguruar nga Vau i Dejës, ministri i Ekonomise dhe Energjetikës, Nasip Naço, i cili gjithashtu bëri të ditur, se në raste emergjence mund të shfrytëzohet edhe Tec-i i Vlorës.
Një panoramë më të zgjeruar përsa i përket importit të energjisë dhe situatës aktuale në HEC-e mbi kaskadën e Drinit, bëri drejtori i përgjithshem i KESH-it, Ëngjëll Zeqo. Ai tha se po konsumohen 25 milionë kilovat orë energji në ditë, nga të cilat 11 milionë janë të importuara. Gjithashtu drejtori i KESH-it, Zeqo, tha se situata me prurjet në hidrocentrale është shumë e ulët, krahasuar me muajin në të cilin ndodhemi.
Ministri i Ekonomise Naço dhe drejtori i pergjithshem i KESH-it, Zeqo, inspektuan nga afër situatën në HEC-in e Vaut të Dejës, dhe u njohën me kapacitetet që ka momentalisht ky hidrocentral.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›