E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, arrestohen 2 persona, kërkoheshin për vepra penale në Itali

FIER- Policia e Fierit falë operacionit të koduar ‘Partneriteti’ ka vënë në pranga dy persona të kërkuar në Itali. Të arrestuarit janë Bushi Nilo 42- vjec nga Fieri, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje si dhe 35-vjecari Emir Sakuta i dënuar 16- vjet për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestimi është kryer në bashkëpunim me zyrën ndërlidhëse ‘Interforcë’ të policisë italiane në Shqipëri, ndërsa operacioni është pjesë e bashkëpunime për kapjen e personave në kërkim me precedentë të rrezikshëm penalë.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›