E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, arrihet marrëveshja për masat e reja të kursimeve

Udhëheqësit e koalicionit të brishtë në qeverinë greke kanë rënë dakord për shkurtimet e 12 miliardë euro të shpenzimeve të nevojshme për të mbajtur vendin në Eurozonë. Marrëveshja erdhi pasi dy partitë e tjera të koalicionit braktisën kërkesat për një rinegocim të menjëhershëm të kushteve për shkurtime të tjera.
 

Kryeministri konservator Antonis Samaras ka argumentuar se Greqia duhet të rifitoj besueshmërinë përpara se ajo mund të kërkojë kreditorët e saj ndërkombëtare për një zgjatje të afatit prej 2 vitesh për zbatimin e masave të kursimit. Kryeministri grek tha se këto masa duhen të pranohen si një kusht i domosdoshëm që vendi të mbetet në eurozonë dhe të jetë në gjendje për të negociuar më tej.

Ndërsa ministri grek i Financave Yannis Stournaras theksoi se qeveria do të finalizojë shkurtime deri në fund të gushtit dhe do të kërkojë të minimizojë efektet sociale. Masat e ashpra priten të përfshijnë reduktime të reja në përfitime shtetërore dhe pensionet.
 

Ndërkohë lideri i PASOK-ut Evangelos Venizelos tha se ai kishte vendosur përkohësisht mënjanë kërkesat për një rinegocim të menjëhershëm në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme, e ndërsa lideri i partisë së tretë të koalicionit Fotis Kouvelis tha se ata do të vazhdojnë të luftojnë për një rinegocim, dhe këmbënguli se barra e shkurtimet duhet të jetë e drejtë.
 

Këto shkurtime janë të nevojshme për Greqinë për të përfituar nga kredia e radhës, e ndërsa pa këto fonde shteti helen do të përballej me falimentimin dhe ndoshta largimin nga zona euron.

Qeveria greke shpreson se pasi të paraqesë paketën me masat e rrepta përfaqësuesve të BE,BQE dhe FMN, do të ketë mundësi të kërkojë një shtyrje afati prej dy vitesh për shlyerjen e borxheve.
 

Përveç reduktimit të katërt të radhës, të të ardhurave të nënpunësve të administratës civile dhe të pensioneve të tyre, në paketën e masave përfshihen edhe privatizimet e shumta të organizmave dhe kompanive shtetërore prej të cilave disa, tepër fitimprurëse.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›