E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një pagë shpërblim për 9350 mjekë e infermierë

Elvana Hana, drejtoreshe e ISKSH

Hana: Përfitojnë 2000 mjekë e specialistë, 6600 infermierë e 750 punonjës.

Ndarja sipas performancës. Rrethet që përfitojnë më shumë.

Punonjësit e poliklinikave do të marrin deri në një pagë shpërblim për punën gjatë pjesës së parë të vitit. Financimi shtesë për qendrat shëndetësore do të ndahet në bazë të performancës dhe cilësisë së shërbimit që u është ofruar pacientëve. Lajmin e dha dje drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, e cila tregoi edhe të dhënat e realizimit për poliklinikat. Në zbatim të kontratave që kemi me qendrat shëndetësore, do të shpërndahet duke filluar nga ky moment pagesa për performancë për personelin mjekësor për 6-mujorin e parë të vitit, theksoi Elvana Hana.

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›