E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagarde: Problem i ekonomisë botërore edhe SHBA-ja

Teksa është diskutuar për sfidat me të cilat po përballet ekonomia botërore, përfshirë edhe krizën greke, Lagarde u përqendrua veçanërisht në çështjet e rëndësishme përsa i përket situatës buxhetore në SHBA.

Përveç të tjerash, Lagarde diskutoi edhe për situatën rreth Evropës, në një konferencë shtypi në Uashington, ku theksoi se FMN-ja nuk do ta linte kurrë tryezën e negociatave me Greqinë, por do të ishte kërkuese për aplikimin e programit të reformave të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë të vendit.

Gjithashtu u diskutua edhe për krizën në Spanjë, për të cilën Lagarde bëri thirrje për zbatim të përpiktë të reformave në vend, me qëllim shmangien e një krize të thellë financiare në shtetin iberik.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-08-01 20:43
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›