E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto inspektoi hidrocentralin e Banjës

"Qëllimi i vizitës është për të parë nga afër punimet që janë bërë deri më tani në kaskadën e Devollit, ku pritet të ndërtohen tre hidrocentrale, që do të prodhojnë energji të rinovueshme me një kapacitet prej 280 megavat", tha Haxhinasto.

Ai shtoi se, "në këtë projekt ku janë investuar 1 miliard euro do të punësohen rreth 2 mijë persona". Ministri Haxhinasto vlerësoi punën e bërë për fillimin e realizimit të këtij projekti madhor në fushën e energjetikës, i cili parashikohet të nisë në fillim të vitit 2013. Ky projekt shënon një arritje të rëndësishme për tërheqjen e investimeve të huaja në sektorin shqiptar të energjisë, duke përmirësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e sistemit të energjisë së vendit.

Në kaskadën e Devollit do të ndërtohen tre hidrocentrale, në Moglicë, në Kokël dhe në Banjë. Në tërësi ky projekt do të prodhojë 800 megavat energji të rinovueshme, duke rritur kështu prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri me 20% te prodhimit aktual. /Start/

                                                                                             2012-08-01 17:15
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›