Greqi, bankieri Lukas Papadimos ka gjasa të zëvendësojë Papandreun
ATHINE-Bankieri Lucas Papademos, ka të ngjarë të jetë pasuesi i kryeministrit Jorgos Papandreu, duke u vënë në krye të qeverisë për të nxjerrë qeverinë nga kriza.
Marrëveshja për të formuar një qeveri të koalicionit, për të zbatuar vendimet e 26 tetor dhe më pas menjëherë zhvillimin e zgjedhjeve, u arrit mbrëmë në takimin që Jorgos Papandreu dhe Antonis Samaras patën në zyrën e presidentit të Republikës Karolos Papulias.
Thuhet se të dy liderët politikë kanë vendosur tashmë kontaktet me personin që do të kryesojë qeverinë e re, ndërkohë që Papandreu ka dhënë sigurinë se do të japë menjëherë dorëheqjen.
Marrëveshja e arritur dhe të vulosur para Presidentit të Republikës Papulias, në një takim që zgjati pak më shumë se një orë, pritet të mbyllet sot, pas kontakteve telefonike të Papandreut dhe Samara mbi përbërjen e qeverisë së re, që pritet të marrë që nesër fatin e vendit në duar.
Marrëveshja ishte rezultat i presionit të madh nga Evropa, e cila kërkon miratimin e marrëveshjes së kredisë së 26 tetorit dhe më pas zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Sipas planit, zgjedhjet e ndoshta do të zhvillohen më 19 shkurt.
Ndërkaq zëvëndëskryeministri Evangelos Venizelos do të përfaqësojë Greqinë sot në mbledhjen e Eurogrupit me qëllim lirimin e menjëhershëm të këstit të gjashtë të kredisë.