Konflikt mes të rinjsh në Tiranë, plagoset me thikë një 24-vjeçar, arrestohet autori
TIRANE – Një konflikt mes të dy të rinjve në kryeqytet ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta. Ngjarja ka ndodhur në zonën e 9-katësheve, shumë pranë qendrës së Tiranës, ku një 24-vjeçar ka marrë plagë të rënda në trup, pasi u godit disa herë me thikë.
Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se i plagosur ka mbetur 24-vjeçari Jurfjon Suparaku, ndërsa autori i ngjarjes, Indrit Zebi 25-vjeç, u arrestua nga forcat ‘Shqiponja’ pak metra larg vendit të ngjarjes.
Mësohet se i plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, prej ku mësohet se është në gjendje të rëndë.
Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se të rinjtë kanë patur mosmarrëveshje për çështje parash.
(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Fushë-Krujë, tritol dyqanit në qendër të qytetit, nuk ka të lënduar