E Diel, 1 Nëntor 2026

HRW: Autoritet egjiptiane shpërfillin jetën e njerëzve

EGJIPT - Human Rights Watch ka dënuar vrasjen e dhjetëra njerëzve gjatë dhunës që shpërtheu në dy ditët e fundit në Egjipt.

Ky grup që bën mbikëqyrjen globale të respektimit të të drejtave të njeriut, ka akuzuar autoritetet egjiptiane për “mospërfillje të jetës së njerëzve”.

Të paktën 70 njerëz janë vrarë vetëm në Kajro të shtunën në mëngjes, sipas të dhënave të autoriteteve atje, ndërsa raportohet edhe për më shumë viktima në qytetet tjera.

Sipas HRW shumica e të vrarëve në Kajro kishin plagë në kokë ose kraharor, dhe se mjekët e intervistuar nga hulumtuesit e HRW “gjykojnë se disa vrasje ishin qëllimshme për shkak të plagëve nga armët e zjarrit”.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›