E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, betohet qeveria që do shpëtojë vendin

Para pak orësh është betuar para Presidentit të Republikës Karolos Papulias, qeveria e re greke që do të udhëhiqet nga Papadhimos. Theodoros Pangalos dhe Evangelos Venizelos mbeten në pozitat e zvkryeministrave.

Ndërkohë që opozita mori ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes, ndërsa Financat mbeten në duart e Venizelos.  Qeveria e Luka Papadhimos përbëhet nga 49 anëtarë.

Me skemën e re të qeverisë, janë ndryshuar katër ministri, përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme, e Brendshme, e Mbrojtjes dhe e Transportit. Zëvendësministra të rinj janë emëruar në Ministrinë e Brendshme, të Financave, Mbrojtjes, Zhvillimit Rajonal dhe tregtar, Zhvillimit Rural dhe Turizmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›