E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi pyetet si dëshmitar për çështjen Limaj

Hashim Thaçi dhe Fatmir Limaj

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është marrë në pyetje nga prokurori i EULEX-it Maurizio Salustro lidhur me gjyqin ndaj Fatmir Limajt. Proklurori mësohet se e ka pyetur Thaçin rolin e Limajt në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi kësaj here nuk është pyetur si politikan, por si drejtues politik i UÇK-së dhe si ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Marrja e dëshmisë së Thaçit në cilësinë e dëshmitarit është bërë pasi një gjë të tillë e ka kërkuar shoku i tij i luftës, Fatmir Limaj, përmes mbrojtësve të tij.

Limaj, bashkë me nëntë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, akuzohen për krime lufte të kryera gjatë luftës në fshatin Kleçkë dhe gjykimi ndaj tyre pritet të nisë të premten në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›