Kombëtarja e femrave fiton me Maqedoninë
Kombëtarja e futbollit shqiptare për femra ka mposhtur Maqedonin me rezultatin 4-1. Ndeshja miqësore u luajt në Strugë. Të pestë golat e ndeshjes janë realizuar nga shqiptarët pasi edhe golin e vetëm të Maqedonisë e shënoi Afrodita Salihu.
Ndërsa për ekipin e Shqipërisë rrugën e golit e gjetën: Fitore Govori, Fortuna Velaj, Xhuli Berisha dhe Ana Baro.
Kombëtarja e futbollit shqiptar për femra e kishte mposhtur Maqedoninë edhe në ndeshjen e luajtur në Tiranë me rezultatin 1-0.
Por pavarësisht kësaj kombëtarja e Maqedonisë po përgatitet për fazën eliminatore të Kampionatit Evropian ndërsa Shqipëria fatkeqësisht nuk merr pjesë në këtë kompeteticion.