E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, bombë në selinë e Ministrisë së Rendit

Një atentat i rëndë terrorist ka tronditur para pak minutash qytetin e Athinës, në Greqi, ku një bombë ka shpërthyer në selinë e Ministrisë së Rendit.

Sipas informacioneve të fundit, nga shpërthimi i fuqishëm ka humbur jetën ndihmësi i ministrit, Jorgos Vasilakis.

Burime policore lokale saktësojnë më tej se shpërthimi ka ndodhur në katin e shtatë të ndërtesës së dikasterit të drejtuar nga ministri Mihalis Krisokoidis.

Deri tani, ndonëse kanë kaluar vetëm pak momente nga ngjarja, asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e atentatit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›