Maqedoni, arrestohen48 persona përtrafikim të artefakteve
SHKUP- Policia e Maqedonisë ka arrestuar 48 persona, përfshirë edhe zyrtarë të policisë, nën dyshimet se kanë plaçkitur disa vende arkeologjike dhe kanë trafikuar në mënyrë të paligjshme artefakte, njoftoi ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankulovska.
“Gjatë këtij aksioni, kemi arrestuar 48 persona. Kërkimet janë bërë në 60 shtëpi, ku kemi gjetur monedha të shumta, figura dhe qeramikë, që do të trafikoheshin në mënyrë të paligjshme”, theksoi Jankulovska.
Mes të arrestuarve është një numër i zyrtarëve lokalë, policë dhe biznesmenë, tha ajo, për të shtuar se “të dyshuarit kishin planifikuar shitjet ilegale në Greqi, Itali dhe Austri”.
Plaçkitjet u bënë kryesisht në pjesët jugore të Maqedonisë, që janë të pasura me gjetje arkeologjike që nga kohët e lashta greke dhe romake, njofton AFP.
(e.n/rel/BalkanWeb)