E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina deklaron se ka ç'aktivizuar komplotin terrorist


Kina ka deklaruar të enjten se ka mundur të zbulojë dhe të ndalë një celulë terroriste që operonte në rajonin e largët perëndimor Xinjiang, rreth një vit pasi dhuna etnike në qendrën e këtij rajoni shkaktoi 200 të vdekur. Zëdhënësi i ministrisë se Sigurisë publike raportoi se më shumë se 10 persona janë arrestuar ndërsa është sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme, materialesh shpërthyese. Kina i fajëson ata, të cilët i quan separatistë, për sulmet ndaj policisë dhe objekteve qeveritare. Të arrestuarit janë të gjithë ujgurë, që i përkasin popullsisë me origjinë nga Xinjiang, turkofonë dhe me besim mysliman. Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme bombash që mund të përdoreshin nga të arrestuarit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›