E Diel, 1 Nëntor 2026

Rregullorja, Kuvendimiraton ndryshimetpa opozitën

TIRANE- Mazhoranca miraton ndryshimin e rregullores së Kuvendit për miratimin e dekreteve të presidentit Topi për anëtarët e Gjykatave, me votim të hapur.

Grupi socialist ka kundërshtuar ndryshimet e rregullores duke i konsideruar shkelje të integritetit politik të deputetëve. Për këtë arsye deputetët socialistë braktisën seancën plenare gjatë diskutimit për rregulloren e Kuvendit.

Gjatë fjalës së tij në seancën maratonë, kreu i grupit opozitar Gramoz Ruci deklaroi se PS nuk mund të bëhet bashkëfajtore e amendamentit.
"Ndryshimet në rregullore godasin integritetin politik të deputetëve", theksoi Ruci. Menjëherë pas fjalës së tij, deputetët socialistë braktisën seancën.

Ndërkaq sipas kreut të grupit demokrat Astrit Patozi, nisma është një frymë e re në Kuvend, që sic tha ia synon një përmirësim të sistemit të drejtësisë.

Seanca ka rifilluar pas një ndërprerje ndërsa deputetët e mazhorancës miratuan me 73 vota ndryshimet e rregullores së Kuvendit.
Sipas propozimeve të mazhorancës, votimi për dekretet e presidentit do të bëhet në mënyrë të hapur.
(e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera Dekretet, Kuvendi debat për rregulloren Debate në Kuvend, replika për Çamërinë Tahiri e Dule

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›