Karaxhic: Haga të gjejë prova për imunitetin e premtuar
HAGE- Ish-lideri i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhic planifikon të kërkojë nga Gjykata e Hagës që të hedhë poshtë akuzat kundër tij, pasi, sic prentendin, i është premtuar imuniteti. Nëpërmjet një mocioni që u dorëzua dje Karaxhic i kërkoi Gjykatës për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi t'i urdhërojë prokurorët që të gjejnë çfarëdo prove
materiale të marrëveshjes, të cilën, ai pretendon se e ka bërë me emisarin amerikan Richard Holbrooke në korrik të vitit 1996.
Holbrooke vazhdimisht ka mohuar të ketë bërë ndonjë marrëveshje me Karaxhicin, i cili përballet me akuzat për genocid.
(s.g/Europaelire/BalkanWeb)