Superliga, Teuta fut në krizë Dinamon, Skënderbeu fiton mes emocioneve
TIRANË- Superliga zhvilloi sot 2 takime të javës së 14-të të saj, që u bashkangjiten tri sfidave të së shtunës (Laçi-Vllaznia, Kastrioti-Elbasani, Bylis-Tirana), ndërkohë që ka mbetur edhe një e tillë, ajo e së hënës, Flamurtari-Besa, që kjo javë të ulë siparin.
Dy ndeshjet e sotme kanë qenë plot me emocione, teksa Teuta e Durrësit i ka shokuar me rezultatin 2-1 dhe i ka futur në krizë kampionët e Dinamos, që luanin brenda në shtëpinë e tyre.
Dinamo e ka parë veten shumë shpejt në disavantazh, teksa durrsakët, me anë të sulmuesit të tyre të ri, lushnjarit Pepa, kanë realizuar në portën e Hidit. Një vendosje e gabuar e prapavijës dinamovite ka bërë që Pepa të gjendej i vetëm me Hidin, duke e mposhtur këtë të fundit pa shumë vështirësi.
Dinamo shokohet, ndërsa “djemtë e detit” marrin zemër, duke mos luajtur aspak inferiorë ndaj kampionëve. Madje, në pjesën e parë, jana ata që e kontrollojnë lojën, kurse blutë duken të paqartë taktikisht në veprimet e tyre. Goditja durrsake dyfishohet në minutën e 26-të, me anë të korçarit Frashëri.
Minutat e mbetura mjaftojnë vetëm për një gol të dinamovitëve, të realizuar me penallti nga Vila në minutën e 47-të, pas një ndërhyrjeje të gabuar të mbrojtjes durrsake ndaj Bakajt. Pjesa e dytë shfaq në fushë një Dinamo më agresive, më kërkuese, por jo të saktë në finalizim. Bakaj mundohet ta zgjidhë me veprime individuale fatin e ndeshjes, por e ka të pamundur, sepse gjendet mes dy-tre mbrojtësve të Teutës dhe nuk ka mbështetjen e duhur nga shokët e vet të skuadrës.
Teuta merr kështu një fitore të çmuar në "Qemal Stafa" ndaj kampionëve të vendit, që tashma janë futur në krizë.
Ndërkohë që në Korçë ka pasur 'dramë' në minutat e fundit. Pikërisht në minutën e 89-të, ka qenë Bërkiç, sulmuesi serbo-boshnjak i Skënderbeut, që ka shënuar në portën e Shkumbinit, duke zhbllokuar bardhësinë e shifrave të fillimit të një sfide të luajtur në një acar të vërtetë në qytetin e Korçës.
Deri në ato momente portieri peqinas, Kotorri, e kish shpëtuar skuadrën e tij nga gola të sigurtë, duke qenë një hero i vërtetë, por brenda pak minutash e ka parë veten në "ferr". Sepse në minutën e tretë shtesë të ndeshjes së luajtur në Korçë, Shkumbini ka fituar një penallti, të cilën e ka marrë përsipër ta ekzekutojë Kotorri. I vënë përballë kolegut të vet të Skënderbeut, Orges Shehi, Kotorri ka gabuar, çka ka mbajtur në fuqi golin e Bërkic, shënuar në limitin e kohës së rregullt, duke shtuar edhe tri pikë tepër të çmuara në llogarinë korçare.
- Kategoria Superiore, java e 14-të:
Të shtunën
Laçi-Vllaznia 0-1
Shënues: Gocaj 70’
Kastrioti-Elbasani 3-1
Shënues: Alikaj 45’, Alvizh 57’, Babic 59’ / E.Dalipi 85’
Bylis-Tirana 1-1
Shënues: Popoviç 48’ / Lilaj 90+4’
Të dielën
Dinamo - Teuta 1-2
Shënues: Vila 47” (pen) / Pepa 8’, Frashëri 26’
Skënderbeu - Shkumbini 1-0
Shënues: Bërkiç 89’
Të hënën
Flamurtari - Besa (13:00)
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
Nr. Ekipi N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1. Flamurtari 13 9 1 3 23-11 28
2. Skënderbeu 14 9 1 4 24-15 28
3. Dinamo 14 7 3 4 24-18 24
4. Vllaznia 14 7 3 4 14-13 24
5. Tirana 14 6 4 4 20-15 22
6. Teuta 14 6 3 5 15-13 21
7. Laçi 14 5 2 7 14-16 17
8. Shkumbini 14 5 2 7 18-21 17
9. Kastrioti 14 4 5 5 16-18 17
10. Bylis 14 3 3 8 17-27 12
11. Elbasani 14 3 3 8 15-24 9(-3)
12. Besa 13 1 6 6 8-18 9.
(d.b/ATA/BalkanWeb)