E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi i ri terrorist: Do godasim në zemër të Europës

Atentate në zemër të Europës nëse NATO nuk tërhiqet menjëherë nga Afganistani.

Ky është paralajmërimi që ka shpërndarë nëpërmjet një regjistrimi audio në internet një grup fondamentalist i panjohur deri më tani dhe i vetëquajtur “Partizanë të xhihadit botëror”.

Në mesazhin zanor që zgjat më pak se 2 minuta, grupi fondamentalist u bën thirrje vendeve aleate të NATO-s që të tërhiqen menjëherë nga Afganistani, përndryshe, kërcënojnë ata, nuk do të jeni më të sigurtë, prisni teksa t`u godasim në zemër të Europës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›