E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, dënohen përgjegjësit e arratisjes së dy të burgosurve

Dy nga pesë personat të konsideruar si fajtorë për pjesëmarrje në arratisjen spektakolare me helikopter të dy të burgosurve në Greqi, të dielën e kaluar, u dënuan sot me tre vite dhe gjashtë muaj burg. Shefi i gardistëve u dënua me tre vite burg dhe gardiani i shërbimit me gjashtë muaj burg. Të dy kërkuan apelimin e vendimit dhe u liruan. Tre të akuzuarit e tjerë u shpallën të pafajshëm dhe u lanë të lirë. Pesë të akuzuarit, prej të cilëve dhe piloti janë marrë në pyetje që nga dita e martë pasi konsiderohen si pjesëmarrës në arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë i Koridhalos i Vassilis Paleocostas, 43 vjeç dhe Alket Rizait, 32 vjeç me ndihmën e një helikopteri. Kjo është arratisja e dytë me helikopter e këtyre të burgosurve brenda tre vjetësh , gjë që ka provokuar indinjatë në vend dhe ka vënë qeverinë e djathtë në një situatë të vështirë. Procesi u zhvillua në një klimë të tendosur me praninë e të afërmve dhe miqve të të akuzuarve dhe dhjetëra dëshmitarëve. Avokatët mbrojtës kritikuan shpejtimin e pazakontë të procedurave dhe dy prej tyre dhanë dorëheqjen pas refuzimit nga gjykata për lënien të lirë pa të drejtë paraqitje të të akuzuarve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›