Greqi, deputeti filo-nazist sulmon dy kolege në transmetim direkt (video)
Ilias Kasidiaris, deputet i partisë Agimi i Artë qëllon me grushte deputeten e Partisë Komuniste Greke
Deputetët grekë grinden gjatë një emisioni televiziv që transmetohej drejtpërdrejtë në kanalin televiziv Antena 1. Protagonistë i zënkës ka qenë Ilias Kasidiaris, deputet i partisë filonaziste greke Agimi i Artë. Kasidiaris ka humbur logjikën dhe ka sulmuar dy kolege të tij. Fillimisht ai i ka hedhur një gotë me ujë Liana Kanelli, deputete e Koalicionit të Majtë dhe më pas ka qëlluar me grushte Rena Dourou, deputete e Partisë Komuniste Greke. Zemërimi i Kasidiaris ka shpërthyer kundër kolegeve të tij, ku i kanë kujtuar se është hetuar në një proces për grabitje më armë. Kur kolegia është munduar të mbrohet, ai e ka qëlluar tre herë me grushte e më pas është larguar. Prokuroria ka kërkuar arrestimin e deputetit. Gjatë zgjedhjeve të fundit të 6 majit, partia naziste greke u vu në qendër të medias greke pasi sulmoi disa emigrantët. Mes të akuzuarve për aktet e dhunshme ishte edhe vajza e liderit Chryssi Avgi, Ioannis Vouldis, e cila u ndalua nga policia bashkë me pesë deputetë, por u lëshuan për mungesë provash. (video )
7 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Greqi, deputeti filo-nazist sulmon dy kolege në transmetim direkt (video) burimi: Gazeta Shqip