Greqi, digjet pylli ne ishullin e Skopelosit

Mbi 50 hektare pisha te shkaterruara eshte bilanci i zjarrit qe ka rene ne ishullin grek te Skopelosit, qe shtrihet ne detin Egje.
Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave zjarri ra ne pyllin e dendur te pishave, ne pjesen perendimore te ishullit, i bere i famshem nga filmi “Mamma mia”.
Gjithesesi, shtojne burimet, flaket jane vene nen kontroll nga zjarrfikesit, ashtu sikurse ne zonat Marmari dhe Karistos ne ishullin Eubea, ne veri te Athines.