E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, disa kreditorë privatë ngurrojnë të shkëmbejnë borxhin

ATHINE- Ministri grek i Financave, Evangjelos Venizelos, akuzoi sot dy kompani të sigurimeve shoqërore të vendit se ngurrojnë të marrin pjesë në programin e shkëmbimit të borxhit grek, i përfshirë në planin e ri të shpëtimit të vendit iratuar në korrik nga zona euro.

"Është e paimagjinueshme që ne u bëjmë thirrje të gjitha bankave dhe kompanive të sigurimeve shoqërore të botës të marrin pjesë në këtë program dhe që dy kompani greke refuzojnë ose ngurrojnë ta marrin këtë vendim", deklaroi ministri në një fjalim përpara biznesmenëve.

Ai u bëri thirrje drejtuesve të këtyre kompanive, ku shteti përfaqësohet pranë profesionistëve të sektorit, "t'i marrin seriozisht në konsideratë deklaratat e tij". Ai shtoi se bëhet fjalë për kompani të funksionit publik dhe të gazetarëve.

Deri tani, ministria është mjaftuar duke e vlerësuar "të kënaqshëm" avancimin e programit, por pa dhënë asnjë detaj lidhur me gamën e interesit të shprehur nga kreditorët privatë, ndërkohë që dje skadoi afati i parë dhënë institucioneve financiare të zonës ero për të shprehur qëllimet e tyre.

E përditshmja greke "Naftemboriki" theksoi sot se pjesëmarrja ka arritur tashmë në 70-75 për qind, në pritje të ofertave konkrete në fillim të tetorit.
Sipas Venizelos, operacioni duhet të përfundojë në gjysmën e dytë të tetorit.

Suksesi i palnit është kushtëzuar fillimisht me një pjesëmarrje prej 90 për qind të obligacioneve të këmbyeshme, por sipas "Naftemboriki", kjo përqindje dysheme mund të ulet.
(s.g/atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›