E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore Nderimet e fundit per gjykatesin e vrare Skerdilajd Konomi

Ne Shqiperi qindra qytetare te Vlores perfaqesues te qeverise dhe deputete i bene sot nderimet e fundit Skerdilajd Konomit gjykatesit i cili mbeti i vrare dje ne nje atentat ne qender te qytetit bregdetar pas shperthimit te nje sasie eksplozivi ne makinen me te cilen ai po udhetonte. Ngjarja tronditi mbare opinionin ne Shqiperi. Autoritetet dhe drejtues te institucioneve te drejtesise reaguan me ashpersi duke e cilesuar ngjarjen si nje akt terrorist e mafioz. Ne hetime jane perfshire ekspertet me te mire dhe nje shume prej 100 mije eurosh eshte vene ne dispozicion te kujtdo qe jep informacion mbi autoret

Trupi i pajete i gjyqtarit Skerdilajd Konomi u vendos sot ne hollin e Teatrit te Vlores prane bulevardit qendor te qytetit ku dje ai u vra nga nje shperthim eksplozivi te vendosur ne makinen me te cilen po udhetonte. Njerez te tij te aferm qytetare te thejshte perfaqesues te larte politik e deputete te te dy kraheve drejtues te institucioneve te Drejtesise ben homazhe per te nderuar Konomin. Trupi i tij me pas u dergua ne varrezat e Babices ku ju dha dhe lamtumira e fundit gjyqtarit 33 vjecar i cili u ekzekutua ne menyre te eger ne nje atentat i cili tronditi jo vetem opinion por edhe shtetin. Autoritetet me te larte te vendit reaguan dje me force duke e quajtur atentatin nje sulm mafioz dhe terrorist ndaj sistemit te drejtesise por edhe ndaj vete shtetit. I njejti qendrim eshte shprehur edhe sot ne deklaratat e perfaqesuesve te ndryshem politik te cilet gjendeshin sot ne Vlore per te percjelle Konomin ne banesen e fundit. Nenkryetari i keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu deklaroi se ka kerkuar nje mbledhje urgjente te ketij institucioni. Sipas tij duhet dhene nje mesazh i forte pasi kur dhunohet jeta e nje gjyqtari sa mund te jete e garantuar jeta e qytetareve tha ai.

Mesazhi i hidhur i vrasjes se gjyqtarit Skerdilajd Konomi beri qe i gjithe shteti dje te aktivizohej menjehere. Takimi i djeshem i presidentit Bamir Topi me kreret e Prokuorise policise dhe sherbimeve sekrete ishte nje levizje per te shprehur domosdoshmerine e nje kunderpergjigjeje efikase. Atentate te tjera te bujshme ne te kaluare n si ai ndaj nje gjyqtari te Gjykates se larte vitin e shkuar apo dhe vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi dy vjet me pare kane mbetur ende pa autore. Por ministri i Drejtesise Eduard Halimi dha dje shprese e deklaroi se ka prova dhe deshmitare duke shprehur gatishmerine e qeverise per te sjelle edhe ekspertize te huaj nese kjo do te jete e nevojshme. 100 mije euro jane vene si shperblim per kedo qe jep informacione mbi autoret ndersa krahas verifikimit te dosjeve qe Konomi ka patur ne shqyrtim si gjyqtar po hetohet edhe nje piste tjeter qe lidhet me prona te familjes se gjyqtarit ne zona te kerkuara turistike prane Durresit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›