Mali i Zi: Bisedimet për BE-në, pas miratimit të ligjit për zgjedhjet
PODGORICE- Ministri i Jashtëm malazez, Millan Roçen deklaron se Mali i Zi pret të nis bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2012 pas miratimit të një ligji të ri për zgjedhjet-në përputhje me instruksionet e Komisionit Evropian.
“Unë pres që Komisioni Evropian më 12 tetor të na japë një rekomandim pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në mënyrë që bisedimet të nisin brenda disa muajve”, ka thënë sot Roçen për agjencinë e lajmeve Reuters.
I pranishëm në një konferencë rajonale në Slloveni, shefi i diplomacisë malazeze është pyetur dhe rreth kohës se kur Mali i Zi do të hapë ambasadën e tij në Kosovë, shtetësinë e të cilës ky vend e njohu në vitin 2008. Roçen tha se kjo “është më shumë një çështje financiare se sa politike” e që nuk do të duhej të përkeqësonte marrëdhëniet e Malit të Zi me Serbinë, meqë “është një hap i zakonshëm në marrëdhëniet e shkëlqyera me Kosovën”.
(s.g/balkanWeb)