E Shtunë, 31 Tetor 2026

Themeluesi i WikiLeaks akuzohet për përdhunim në Suedi

BRITANI-Themeluesi WikiLiks Julian Asanzh, pritet të mësojë sot nëse do të ekstradohet nga Britania e Madhe drejt Suedisë, ku përballet me akuzat për përdhunim dhe sulm seksual.

Dy gjykatës të Gjykatës së Lartë në Londër do të shpallin vendimin e tyre nëse do të mbështesin vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Shkallës së parë në favor të ekstradimit.

Autoritetet suedeze kërkojnë që Asanzh ti përgjigjet akuzave për përdhunimin e një gruaje dhe për gancmimin seksual të një tjetre në Stokholm në gusht të vitit të kaluar.

Asanzh mohon akuzat dhe thotë se ato janë të motivuara politikisht. Websajti i Asanzh, WikiLiks ka publikuar qindra mijëra mesazhe të diplomacisë amerikane, duke vënë në ‘siklet’ qeveritë dhe biznesnet ndërkombëtare.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›