Këshilli i BSH, Komisioni i Ekonomisë “OK” kandidaturave PD-LSI
TIRANË- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi sot dy kandidaturat e propozuara nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Bëhet fjalë për Dhori Kulen, dhe Ela Golemin, të cilët nuk arritën të marrin votat e opozitës në komision. Pjestarët e së majtës ishin dakort me kandidaturën e Dhori Kules, por u shprehën se votën e tyre do ta jepnin në Kuvend.
Mbledhjen e mëparshme Komisioni Parlamentar i Ekonomisë shqyrtoi tre kandidaturat e propozuara nga qeveria: Ardian Fullanin, Elisabeta Gjonin dhe Petraq Milen. PS ka propozuar emrin e Ermelinda Meksit, kurse anëtari i 9 i Këshillit Mbikqyrës të BSH del nga këshilli aktual.
(m.a/BalkanWeb)