E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e Nëntorit, AK: Kundër ndarjes politike për festat kombëtare

TIRANË- Lëvizja Aleanca Kuq e Zi ka ndërmarrë sot një tjetër aksion në qytetin e Vlorës. AK ka ngritur një komision për organizimin e festive të Nëntorit, të cilit i janë bashkuar edhe dhjetëra organizata të tjera. Sic deklaron kjo lëvizje, në organizimin e këtyre festive kombëtare nuk pranohet ndarja politike.

Politika shqiptare në vite ka festuar e ndarë “28 Nëntorin” dhe festën e Clirimit. Përfaqësuesit e së djathtës bashkë me festën e Pavarësisë përkujtojnë edhe festën e Clirimit të Shqipërisë, ndërsa për të majtët këto dy festa janë të ndara.

Aleanca Kuq e Zi është shprehur sot kundër këtyre ndarjeve, ndërsa ftoi popullin shqiptar të mblidhet i gjithi në sheshin e Flamurit në Vlorë, më 26 Nëntor për të festuar.

“I bëjmë apel qytetarëve të jenë më 26 nëntor të gjithë në sheshin e Flamurit. Një flamur gjigand Kuq e Zi do mbulojë gjithë sheshin. Kjo është festa e patriotëve, jo e politikanëve. Le t’i bashkojë flamuri Kuq e Zi të gjithë faktorët”, thuhet në deklaratën e AK.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›