Greqi, dy vetëvrasje brenda 24 orëve, për shkak të borxheve
PTOLEMAIDE - Dy raste vetëvrasjesh brenda dy ditësh, kanë ndodhur në Greqi dhe arsyeja ka qenë financiare.
Ngjarja e parë ka ndodhur në qytetin e Ptolemaidës, kur një 37 vjecar që përballej prej kohësh me probleme serioze financiare, shkroi një sms në telefonin e gruas, se po i jepte fund jetës.
Gruaja e alarmuar njoftoi të vëllanë dhe e gjetën pa jetë 37 vjecarin, i cili kishte varur veten në banesë.
Pranë tij ishte një shënim ku shpjegonte se e mori vendimin fatal, pasi nuk mund të shlyente borxhet që kishte në bankë.
Në harkun kohor të 24 orëve në periferi të Eordaia, një 58 vjecar i kishte dhënë fund jetës së tij, në të njëjtën mënyrë.
Atë e gjeti pa jetë vajza e tij, në garazhin e shtëpisë.
Sipas policisë, të dy rastet e vetëvrasjes janë bërë për arsye financiare.
Kohët e fundit në Greqi është rritur mjaft numri i vetëvrasjeve për shkak të pamundësisë së njerëzve për të shlyer detyrimet ndaj shtetit apo ndaj bankave.
(a.jo/Balkanweb)