E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorët: Qeveria më shumë bashkëpunim me OJF-të, Bode: Ligj të ri

TIRANE- Një tryezë për shoqërinë civile ka mbledhur së bashku ambasadorin e BE-së Etore Sequi, atë të SHBA-ve Aleksandër Arvizu, ambasadorin e OSBE-së Eugen Wollfarth, si edhe ministrin e Financave, Ridvan Bode.

Gjatë seminarit "Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm për organizatat e shoqërisë civile" që u mbajt të martën në Tiranë, në kuadrin e programit "People to People", Sequi ka deklaruar se mes qeverisë e shoqërisë civile duhet të ketë bashkëpunim, ndërsa ka theksuar se BE e mbështet shoqërinë civile “BE ka investuar 1.2 mln euro për të nxitur shoqërinë civile”, tha Sequi. Ai shtoi se shoqëria civile ka nevojë për mbrojtje.

Nga ana e tij ministri Financave, Ridvan Bode, u shpreh se qeveria ka krijuar lehtësira për OJF-të, (organizata jofitimprurëse).
“OJF janë të përjashtuara nga tatimi mbi fitimin, kanë lehtësi për tatimin mbi të ardhurat “, tha ai.
Sipas ministrit duhet një bashkëpunim më i ngushtë mes tyre e qeverisë për financat, ndërsa shtoi se po hartohet edhe një ligj I ri për OJF-të.
“Ka boshllëqe dhe diferenca në kuadrin ligjor të OJF-ve, por do punohet për ligjin e ri, në fund të muajit ligj që do të reflektojë ndryshimet fiskale do të jetë gati.

Edhe ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu apeloi për më shumë bashkëpunim mes qeverisë e shoqërisë civile, ndërsa theksoi se duhet të garantohet transparenca e tyre.

Ambasadori i OSBE-së rekomandoi që “fondet për OJF-të të shpërndahen në mënyrë transparente, ndërsa duhet të dihen edhe burimet e këtyre fondeve”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›