"Greqi e Afganistan, kutite u hapen nga institucionet"
Hapja e kutive te votimit ne Greqi, Afganistan dhe kudo tjeter ne bote, ka ndodhur vetem me miratimin e organeve, te cilat jane pergjegjese per proceset zgjedhore. Kjo ishte pergjigja qe i ktheu kryeministri Berisha, kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama ne lidhje me kerkesen e hapjes se kutive te votimit, ashtu sic ka ndodhur edhe ne vendet e tjera. "Rama dje iu tha shqiptareve, se po rinumerohen votat ne Greqi dhe Afganistan. Jo, zoti Rama, votat jane rinumeruar edhe ne Shqiperi, por qe te gjitha, ne Afganistan, ne Greqi, ne Shqiperi dhe kudo jane rinumeruar nga piramida e vleresimit te zgjedhjeve", deklaroi Berisha. Kryeministri theksoi se ne Afganistan ka vendosur komisioni nderkombetar, per vleresimin e ankimeve dhe se Greqia, eshte brenda procesit te shqyrtimit te ankesave. Shqiperia ka krijuar dy komisione te tjera parlamentare per zgjedhjet dhe ne asnje rast dhe rrethane, nuk kane hapur qofte edhe nje kuti te vetme, sepse mbi kutite rendonte vendimi i gjykatave. Nga ana tjeter, kryeministri theksoi se Rama, ishte i lire te protestonte ne te gjithe vendin dhe se qeveria do te merrte masat e duhura, qe keto protesta te zhvilloheshin paqesisht.