E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga Durres-Kukes nuk do te kete taksa per automjetet

Asnje automjet nuk do te paguaje per te kaluar nepermjet autostrades Durres-Kukes-Morine. Zevendesministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ernest Noka, duke u prononcuar per Agjencine Telegrafike Shqiptare ka sqaruar se nuk do te paguhet per te pershkruar rrugen, ne asnje segment te saj, e cila sipas tij eshte nje investim publik. Duke shpjeguar situaten ku prej dy ditesh ne disa media thuhet se pas perfundimit te punimeve ne tunelin e Thirres, automjetet do te kalojne me pagese, Noka tha se "Autostrada Durres-Kukes-Morine, projekti me i madh infrastrukturor ne Shqiperi, eshte nje investim publik dhe nuk do te paguhet per perdorimin e saj". Noka tha se ajo nuk eshte dhene me koncesion apo nuk eshte privatizuar, qe do te thote se nuk do te paguhet, nderkohe sipas tij, kjo autostrade pritet te perfundoje me te gjithe elementet e saj ne fund te pranveres se vitit qe vjen. Punimet kane ecur shpejt dhe Noka tha se ne fund te pranveres qe vjen do te jene gati te kater korsite, 2 korsi ne cdo drejtim, ne te cilat shpejtesia e levizjes lejohet 80-100 km/ore. Njeri krah (Morine-Tirane) i kesaj autostrade u perurua nga kryeministri shqiptar, Sali Berisha dhe ai turk, Recep Taip Erdogan, ne 25 qershor te ketij viti. Ndertimi i kesaj autostrade perfshiu dy tunele paralele me nga 5.5 km gjatesi, por edhe 29 ura. Afro 4.5 km rruge eshte mbi ura dhe struktura deri ne 80 m lartesi. E gjithe kjo veper inxhinierike madhore u ndertua nga kompania amerikano- turko "Bechtel & Enka". Autostrada e re, e konsideruar si nje veper gjigante, kalon ne Durres-Vore-Fushe Kruje-Milot-Rreshen-Reps-Thirre-Kalimash-Kukes-Morine. Gjatesia totale e kesaj autostrade llogaritet 170 km, nga te cilat 111 km rruge e re. Dy tunelet e Kalimashit, pjesa me e rendesishme dhe me e veshtire inxhinierike e rruges Durres-Morine, nisen te ndertoheshin dy vjet me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›