E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Zgjedhjet, tashme nje kapitull i mbyllur

Zgjedhjet e zhvilluara ne 28 qershor ne vend, ishin zgjedhjet me te mira qe jane zhvilluar ndonjehere me pare ne vend. Ky ishte vleresimi qe dha zevendeskryeministri, njekohesisht ministri i Jashtem, Ilir Meta, menjehere pas kthimit te tij nga nje vizite zyrtare ne Itali, ne lidhje me deklaratat e ambasadorit te OSBE-se ne Shqiperi, Robert Bosh. "Tashme, vleresimi per zgjedhjet eshte dhene nga gjithe komuniteti nderkombetar. Ky eshte nje kapitull i mbyllur. Zgjedhjet e 28 qershorit kane qene me te mirat te bera ndonjehere ne Shqiperi dhe kane plotesuar shumicen standardeve nderkombetare", deklaroi Meta. Por sipas tij, qeveria kerkon qe te vazhdoje reformat zgjedhore, per te shenuar progres dhe ne elementet e evidentuar nga ana e partnereve nderkombetare, ku jane verejtur mangesi. Ne kete kuader, Meta e ftoi opoziten te vinte ne Parlament dhe te kontribuonte ne permiresimin e procesit zgjedhor. Madje, ai theksoi se opozita mund edhe te hetoje, por kjo duhet bere brenda hapesirave ligjore ne vend. "Ajo eshte e mirepritur te marre edhe shumicen e nje komisioni parlamentar, cili mund te hetoje brenda hapesirave qe njeh legjislacioni yne dhe qe garanton Kushtetuta, por ne menyre te vecante ne do t'i ftonim qe te propozojne dhe te bejme permiresime", deklaroi Meta. Teksa ka komentuar viziten e tij ne Itali dhe takimet e zhvilluara ne vendin fqinj, numri nje i diplomacise shqiptare eshte shprehur se kishte marre mbeshtetjen e plote te saj, per integrimin ne BE dhe liberalizimin e vizave. Per te, viti 2010 do te jete viti i integrimit.

Takimet

Meta u ftua ne Rome, nga ana e homologut te tij Fratini. Por ministri i jashtem, zhvilloi takime edhe me Presidenten e Komisionit per kontrollin e zbatimit te Marreveshje se Shengenit, Margherita Boniver, kryetarin e Komisionit te Jashtem dhe Ceshtjeve Komunitare, Stefano Stefani. Po keshtu Meta u takua edhe me ish-kryeministrat, Masimo D'Alema dhe Xhuliano Amato.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›