Nigeri, bomba në pesë kisha, 7 të vdekur

Atentat në Nigeri
NIGERI – Nuk ndalet masakra e kristianëve në Nigeri. Edhe dy kisha të tjera pas tre të tjerave, të goditura më parë, u sulmuan në veri të vendit si hakmarrje e myslimanëve. Pjesë e luftërave të pandalshme fisnore dhe fetare në vend. Atentatet kanë ndodhur në qytetet Zaria dhe Kaduna. Siç ka ndodhur dhe herë të tjera, gjatë meshave të së dielës.
E përditshmja italiane “Corriere della Sera” raporton së paku 7 të vdekur, mes të cilëve edhe 4 fëmijë. Por këtë herë horrori u shtua dhe u transformua në një luftë në rrugë, pasi njerëzit në kishë reaguan, duke ndjekur e kërkuar autorët e mundshëm të atentatit apo armiqtë, e duke i vrarë në vend. Si pasojë, mbetën edhe rreth njëzet viktima myslimanë. Por shifra këto që mbeten për tu konfirmuar.
/M.A./